Foto: Albin Kurti / Facebook

Në 24 vjetorin e masakrës, Kurti përkujton të vrarët në Lubeniq të Pejës

Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit në Pejë.

Kurti ka nderuar kujtimin për të vrarët në këtë masakër duke thënë se ata janë viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Më 1 prill 1999, forcat serbe u kthyen në Lybeniq të Pejës, pas masakrës së parë, më 25 maj 1998. Rreth orës shtatë në mëngjes, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje. Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit. Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”- ka thënë Kurti.

Masakrën e Lubeniqit e ka përkujtuar sot edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë.

Osmani përkujton masakrën e Lubeniqit: Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë