Ilustrim

Në 24 orët e fundit u shënuan 62 aksidente trafiku

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 62 aksidente trafiku.

Na gjithë këto aksidente 16 janë raportuar me të lënduar e 46 të tjera me dëme materiale.

Policia gjithashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 330 tiketa trafiku.

Raporti ditor i policisë tregon edhe se janë arrestuar 29 persona, 13 nga ta janë dërguar në mbajtje, shtatë në vuajtje të dënimit e të tjerët janë liruar në procedura të rregullta.