ILUSTRIM

Në 24 orët e fundit, raportohen tre raste të falsifikimit të parave, në tre qytete të Kosovës

Në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës janë raportuar tre raste të falsifikimit të parave në kartmonetedha, në tre qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Prishtinë është raportuar se një konsumatorë ka bërë pagesë më një bankënotë të 500 eurove që dyshohet që të jetë e falsifikuar. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti tjetër i parasë së falsifikuar është raportuar në Fushë Kosovë ku dyshohet se janë bërë gjashtë deponime me monedha të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Këto kartmonedha janë konfiskuar nga ana e njësiteve policore.

Ndërsa në qytetin e Prizrenit, një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy persona të dyshuar, pas blerjes së gjësendeve të ndryshme i kanë dhënë ankuesit një kartëmonedhë në shumë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Të tre rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.