Në 24 orët e fundit raportohen në Polici gjashtë raste të dhunës në familje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Obiliq, Prishtinë, Rahovec, Gjakovë dhe Vushtrri.

Në Fushë Kosovë është raportuar se një qift kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj kunatës së tyre.

Në Obiliq, nusja ka raportuar në Polici se në vazhdimësi vjehrra  ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në Prishtinë, burri ka rrahur gruan e tij, e cila më pas është dërguar në stehimore.

Në Rahovec, ankuesja ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Edhe në Gjakovë e Vushtrri burrat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre.