Foto: KALLXO.com

Në 24 orët e fundit 6 vdekje nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka nxjerrë rezultatet e 24 orëve të fundit të luftës përballë pandemisë COVID-19, ku janë raportuar se kanë vdekur 6 persona.

Më 17 korrik, IKShPK-ja kishte njoftuar se janë 124 raste të vdekjes, ndërsa sot ka njoftuar se 6 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin në 130 vdekje.

Sot gjatë ditës, u raportua për vdekjen e 2 personave në Gjilan, njëri nga ta prokurori Ismet Ukshini që kishte qenë i prekur me COVID-19.

Vdes prokurori, ishte i prekur me COVID-19