Ilustrim

Në 2018-ën, konsumi u shtrenjtua mbi 1%

Raporti i Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit “(IHÇK) për vitin 2018, tregon se çmimet ishin më të shtrenjta mesatarisht për 1.1 përqind në raport me një vit më parë. Perimet, buka, transporti ndër kontribuuesit më të mëdhenj në këtë rritje.

Çmimet e konsumit mbi 1 përqind shtrenjtohen çmimet në 2018-ën se një vit më parë.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IÇK-IHÇK) në vend në vitin 2018 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.1 përqind, krahasuar me vitin 2017.”, thuhet në komunikatën të ASK-së.

Tutje ASK thotë se kjo kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal 6.7 përqind me një ndikim prej 0.5 përqind; buka dhe drithërat 2.7 përqind me një ndikim prej 0.3 përqind; mishi 2.3 përqind, perimet 6.6 përqind, që secila nëngrup ndikoi me 0.2 përqind; duhani 3.1 përqind; shërbimet për transport 4.3 përqind-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror); shërbimet hoteliere 2.1 përqind, që secili nëngrup ndikoi me 0.1 përqind në IHÇK.

Rënia e çmimeve në rrymë elektrike, ëmbëlsira të ndryshme dhe pajisje audio-vizuele kontribuuan në neutralizimin e rritje së cmimieve nga artikujt tjerë.

“Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (-5.4%) me një ndikim prej (-0.2 përqind); sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (-7.3%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (-4.7%), që secili nëngrup ndikoi me (-0.1 përqind) në IHÇK”, njofton komunikata.