Në 14-vjetorin e Pavarësisë, Rashica dhuron nënshkrime për fansat e klubit të Norwichit

Në ditën kur shteti i Kosovës mbushi 14 vjet, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Milot Rashica nderoi tifozët e Norwich duke u dhuruar nënshkrime.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez përmes faqes zyrtare.

Nga fotografitë e publikuara nga Norwich në website-n e tyre zyrtar, shiheshin qindra tifozë teksa prisnin në radhë për të marrë në nënshkrim nga Rashica dhe lojtari tjetër Williams.

Përveç nënshkrimeve, Rashica bëri edhe fotografi me tifozët, tek të cilët tashmë është bërë një idhull.

Rashica këtë sezon ka zhvilluar 21 ndeshje në fanellën e Norwich ku ka arritur të shënojë dy gola në garat e Kupës ndërsa është ende në kërkim të golit në kuadër të Ligës Angleze.