Në 12 vjetor, "NEWBORN" i dedikohet viktimave të dhunës seksuale

Obelisku i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN” edhe këtë vit ka marr pamje tjetër.

Këtë herë, ai i është kushtuar abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.

Sot, në një ngjarje të organizuar, ka marrë pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Jo vetëm ky organizim e dedikim i njerëzve të artit e të kulturës, jo vetëm zëri ynë në institucione, por zëri i secilit qytetar të Kosovës, për të luftuar stigmën, është i nevojshëm, në mënyrë që të nderojmë sakrificën të cilën e kanë përjetuar gratë dhe burrat në Kosovë”, ka thënë Vjosa Osmani.

“Edhe sot, zotohemi që plagët e asaj kohe do të kenë zë në institucionet e Kosovës e në institucionet ndërkombëtare”, tha tutje ajo.

Secila shkronjë e “NEWBORN-it” këtë vit mban nga një rrëfim të grave të dhunuara seksualisht në luftën e fundit në Kosovë.

Ndërsa këto janë disa nga fotografitë që tregojnë për pamjen e re të “Newborn”.