Në PZAP deri më tani nuk është bërë asnjë ankesë për procesin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë për asnjë parti politike apo ndonjërin nga kandidatët të cilët po garojnë për keyetarw të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Komunës së Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

Desku shtoi se nuk kanë pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për thyerjen e heshtjes zgjedhore nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq.

“Jo deri më tani nuk kemi asnjë ankesë. As ankesë nga ana e LVV në lidhje me rastin që po përmendni. Të paktën sa jemi këtu që nga mëngjesi nuk kemi pasur asnjë ankesë”, tha Desku.

KALLXO.com ka raportuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq përmes një konference për media, kanë thyer heshtjen zgjedhore, duke kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të dalin në mënyrë sa më masive në zgjedhje e ta votojnë kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

Rakiq e Simiq thyejnë heshtjen zgjedhore