Foto: Komuna e Prishtinës

Ndryshon qarkullimi i disa linjave të autobusëve urbanë në kryeqytet për shkak të bllokimi të një pjese të rrugës "Agim Ramadani"

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” ka njoftuar se do të ketë ndryshim të përkoshëm për linjat nr. 1 dhe 3c sot dhe nesër për shkak të bllokimit të një pjese të rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rruga do të bllokohet nga “Shtëpia e Sportit” deri te Kuvendi i Kosovës për shkak të punimeve që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore.

“Ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi” – thuhet në njoftimin e NP “Termokos”.

Sipas “Trafikut Urban”, autobusët e linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”.

Ndërsa autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për tu vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.