Ndryshon emërtimi i Komisionit për Media

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare të mbajtur sot ku po diskutohen pikat e rendit të ditës, kanë votuar pro propozimit të Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media për ndryshimin e emërtimit të këtij Komisioni.

Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi propozimin për ndryshimin e emërtimit të Komisioneve në vendim 08-V-006, të datës  02.04.2021.

Kuvendi votoi që emërtimi i ri i Komisionit të jetë – Komisioni për Administratë Publike Pushtet Lokal Media dhe Zhvillim Rajonal.

Në këtë seancë janë parapa të diskutohen gjashtë pikë të rendit të ditës.