Ndryshohet përbërja e anëtarëve të Këshillit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë një ndryshim tek përbërja e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna tha se arsyeja e ndryshimit të përbërjes, është për shkak të dorëheqjes së dy anëtarëve.

“Autoriteti është institucion i themeluar në bazë të ligjit për kualifikime kombëtare. Puna e autoritetit drejtohet nga Këshilli drejtues, por për shkak të dorëheqjes së dy antareve, i propozohet Qeverisë dy anëtarë, Behrie Ramaj Desku dhe Ylber Gjocaj” – tha ajo.

Antarët e Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve janë emruar nga qeveria në janar të këtij viti.

Qeveria emëron anëtarët e Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve