Ndotja në Prishtinë: Shtatorja e Nënës Terezë merr vëmendjen e CNN

Mediumi amerikan CNN në mesin e 26  fotografive të javës ka përzgjedhur edhe një foto nga Prishtina.

Është një fotografi e shkrepur nga Armend Nimani në të cilën shihet statuja e Nënës Terezë me një maskë në gojë.

“Një maskë është vendosur në shtatoren e Nënës Terezë të enjten në Prishtinë. Ajri i ndotur vazhdon të jetë problem në Kosovë”, thuhet në përshkrimin e kësaj fotografie nga CNN.

Ndërkaq maska është vendosur si simbolikë për ajrin e tejndotur që po vazhdon të jetë në Kosovë.