Ndotja e ajrit në Prishtinë është mesatare

Matësi i cilësisë së ajrit i vendosur në Ambasadë Amerikane tregon se niveli i ndotjes së ajrit është i moderuar ose i pranueshëm.

Indeksi i ndotjes së ajrit në stacionin e vendosur në Ambasadën amerikane është 97 AQI.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100.

Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.

Sipas kësaj, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të kenë vështirësi/probleme me kanalet e frymëmarrjes.