Ndotja e ajrit, Kosova në zonën e verdhë

Cilësia e ajrit në Kosovë, sipas matësit të vendosur në Ambasadën e SHBA-së, tregon se aktualisht në parametra të lejueshëm.

Të dhënat e fundit tregojnë se Kosova gjendet në zonën me ngjyrë të verdhë sa i përket indeksit të cilësisë së ajrit.

Momentalisht Indeksi i cilësisë së ajrit në vendin tonë shënon në “PM2.5 – 80”.

Në këto parametra AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Ndërsa, raporti i fundit i publikuar për monitorimin e cilësisë së ajrit për muajin shtator 2020 nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregon se gjatë  këtij muaji nuk ka patur në asnjë ditë tejkalim të normave të lejuara të ndotjes së ajrit.

Sipas raporti të publikuar nga IHMK nga të dhënat e 12 stacioneve që janë të vendosura në gjithë territorin e Kosovës nuk janë regjistruar tejkalime të ndotjes në asnjë rast përgjatë muajit shtator 2020. Kjo tregon se në muajin shtator cilësia e ajrit ka qenë e kënaqshme.

Indeksi i Cilësisë Ajrit – AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqëshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

AQI  “mesatare” është prej 51deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhepse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

AQI “shumë e pashëndetshme” është prej 201 deri 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

AQI “e rrezikshme” është mbi 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor të nivelit të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjasat janë më të mëdha që e tërë popullata do të preket.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.