Ndonëse janë identifikuar serbët që kanë kryer krime në Gjakovë, asgjë nuk është ndërmarrë
Në emisionin “Kallxo Përnime”, ish i burgosur politik, Afrim Caka, ka thënë se i ka të identifikuar thuajse të gjithë serbët dhe serbo-malazezët që kanë qenë banorë të komunës së Gjakovës e që ishin bërë pjesë e luftës kundër shqiptarëve më 1999.
Ai ka shtuar se jo vetëm ai por të gjithë në Gjakovë i kanë njohur pasi që nuk kanë qenë më shumë se 1,300.
“Kur kemi dalë jashtë e kemi parë edhe Millan Radojiçiqin, i cili deri dje ishte në Mitrovicë dhe ishte në kryeministri që e morën për bisedime. Ai ka jetuar në Gjakovë. Kemi dalë në oborr e kemi pa Millanin aty edhe disa të tjerë që i njihnim. Kanë qenë me uniforma të kamufluara të policisë, kanë qenë të armatosur por pa maska” – ka shtuar Caka.
Më pastaj këta kanë vendosur që të marrin rrugë për në Shqipëri.
Caka ka treguar se për këta persona kanë deponuar padi në Gjykatën në Prishtinë, dhe e njëjta e ka kthyer lëndën në Gjakovë.