FOTO: Ilustrim

Ndjekje e vjedhje si nëpër filma - në fund arrestim

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin D.D. 22 vjeçar, nën dyshimet se ka vjedhur dy vetura dhe ka sulmuar një zyrtar policor.

Sipas njoftimit, mbrëmë pas mesnate, patrolla e nënstacionit policor nё Groazhdec nё njё pikё kontrolli ka dhёnё shenjё qё tё ndalohet njё veture tё tipit VW Toruan.

“I njëjti nuk i ёshtё ndalur policisё dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe. Policia ka vazhduar ndjekjen e kёsaj veture, dhe pas pak vetura ёshtё futur nё njё vend punim nё fshatin Gorazhdec në Pejё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, tё dyshuarit kanё braktisur veturën dhe kanё ikur nё kёmbё nё drejtim tё panjohur, ndërsa vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se ёshtё raportuar e vjedhur nё qytetin e Prishtinës.

Tutje në njoftim thuhet se rreth orës 04:30, Qendra Operative pran Drejtorisë Rajonale nё Pejё, ёshtё informuar nga viktima se persona tё panjohur ia kanё vjedhur veturën e tipit VW Golf me targa vendore tё cilёn e kishte tё parkuar ne oborrin e tij nё fshatin Kёrstoc në Pejё.

“Policia ka marrё masat e duhura pёr ta arrestuar personin e dyshuar, rreth orës 05:15, nё fshatin Grabanicё të Klinës, duke dhënë shenjё pёr ndalim veturës sё tipit VW Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk ёshtё ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe nё drejtin tё Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se i është vёnё pas, dhe pasi qё i dyshuari ka arritur nё fshatin Dollc të Klinёs, ёshtё vetёaksidentuar.

“I dyshuari ёshtё arrestuar nga policia dhe i njëjti gjatё arrestimit ka sulmuar policёt tё cilёt kanё pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.