Ndizen sërish dritat e artit në Mitrovicë, ri-hapen Teatri i Qytetit dhe Qendra e Kulturës

Skena kulturore e Mitrovicës, mbrëmjen e së hënës (02.12.2024) u pasurua me ri-hapjen e Teatrit “Muharrem Qena” si dhe Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” pas renovimeve të tërësishme.

Artistë dhe krijues të veprave teatrale janë ndjerë të nderuar dhe të mbështetur, pas hapjes së këtyre dy institucioneve, në të cilat do u ofrohet mundësi për shpalosjen e shfaqjeve teatrale, ekspozitave dhe aktiviteteve kulturore që pasurojnë artin dhe kulturen në qytet.

Aktori Fisnik Ademi është shprehur falënderues në emër të trupës aritistike ndaj Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tutje Ademi ka thënë se ky invenstim ka qenë i nevojshëm.

“Ky invenstim ka qenë mëse i nevojshëm për mundësinë që të zhvillojmë artin tonë, të cilin publiku i Mitrovicës do ta shijojë në vitet në vazhdim”-ka thënë Ademi.

Ndërsa aktori, Fehmi Ferati u shpreh se teatri është vendi i emocionit dhe gjithë piramidës kulturore.

“Është kënaqësi e madhe kur sheh teatër plot, ne që kemi përjetuar vite me dy-tre rreshta publik të teatrit e kur mbushet plot na mbushet edhe zemra”-ka thënë Ferati.

Ferati ka shtuar se “shfaqjen e parë në skenën e këtij teatri e ka luajtur në vitin 1989 dhe prej atëherë situata në Mitrovicë ka qenë e tensionuar “por që brenda në teatër gjithëherë e kam gjetur qetësinë. Andaj urojmë që një ditë kur ne jemi këtu brenda, të ketë paqe jashtë”.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka thënë se përkrahja për kulturën dhe sportin ka qenë një ndër prioritetet e tij.

“Në qeverisjen time kur kam kandiduar për të qenë kryetari i Komunës së Mitrovicës, i kam shpalosur prioritetet e mija. Një prej tyre ka qenë përkrahja për sportin, kulturën dhe rininë, andaj jam i lumtur që po shkoj drejt realizimit të premtimeve të mia”-tha Hamza.

Invenstimi dhe ndërtimi i këtyre dy qendrave kulturore ishte si punë e përbashkët mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë Bedri Hamza.

“Është invenstim më shumë se një milion në komplet objektin, ndërsa investimi i përbashkët me Ministrinë e Kulturës është në sallën e teatrit”-ka potencuar Hamza.

I pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishte edhe sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, i cili ka thënë se ky rezultat ka arritur si shkak i bashkëpunimit të ngushtë mes Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe MKRS-së.

Ai tutje ka potencuar se janë duke zhvilluar një numër të madh të projekteve të tjera me ndikim kulturor.

“Aktualisht po zhvillojmë një numër të madh të projekteve të rëndësishme, invenstime në infrastruktuën kulturore dhe atë të trashëgimisë kulturore”-ka thënë Bislimi.

“Andaj sot është vetëm fillimi i një cikli të gjatë të përurimeve që na pret në Komunën e Mitrovicës”-ka përfunduar Bislim Bislimi.

Mbrëmë pas hapjës së teatrit “Muharrem Qena” dhe Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” janë ndezur dritat për fillimin e festivalit “Mittrix Fest”.

Është dhënë shfaqja “Një vrasje e vogël aksidentale” me regjinën e Marigona Bekteshi Ferati, ndërsa për gjashtë ditë të tjera do të shfaqen edhe shfaqje të tjera teatrale mbarëkombëtare.

Teatri “Muharrem Qena” dhe Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”,
Foto: Arbnora Pllana/ KALLXO.com
Teatri “Muharrem Qena” dhe Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”,
Foto: Arbnora Pllana/ KALLXO.com
Teatri “Muharrem Qena” dhe Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”,
Foto: Arbnora Pllana/ KALLXO.com
Teatri “Muharrem Qena” dhe Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”,
Foto: Arbnora Pllana/ KALLXO.com
Teatri “Muharrem Qena” dhe Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”,
Foto: Arbnora Pllana/ KALLXO.com

KALLXO.com ka raportuar më 03.08.2024 se 700 mijë euro janë ndarë për renovimin e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë të Jugut brenda të cilës do të jetë edhe salla, e cila do të shfrytëzohet nga Teatri i Qytetit “Muharrem Qena” për shfaqje teatrale.

Për renovimin e sallës së teatrit ishin ndarë 340 mijë euro.

https://kallxo.com/lajm/700-mije-per-renovimin-e-qendres-se-kultures-rexhep-mitrovica-ne-mitrovice-projekti-pritet-te-perfundoje-ne-fillim-te-shtatorit/