Ndizen qirinj për bashkatdhetarët që humbën jetën në aksident

Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin e sotëm në Kroaci, sonte janë ndezur qirinj në Prishtinë.

Kjo ngjarje është bërë para Teatrit Kombëtar dhe këtë e ka organizuar Qeveria e Kosovës.

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime.