Ndizen qirinj në nderim të mjekëve që vdiqën nga COVID-19

Në nder të mjekëve e infermierët që humbën betejën nga COVID-19 janë ndezur qirinj sot në orën 21:00 para institucioneve shëndetësore.

Thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19 i është bashkuar edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Zemaj u ka shpreh ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve.

“Të gjithë profesionistëve shëndetësorë të infektuar, ju dëshiroj shërim të shpejt dhe kthim në familje dhe detyrat profesionale. Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve. Çdo ditë, edhe sonte, shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19”, ka shkruar ministri i MSH-së në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com në një shkrim ka paraqitur profilet e shtatë mjekëve që vdiqën nga coronavirusi i ri.

Shtatë mantelat e bardha që nuk do të vishen më