Dua Lipa në fjalimin e saj pasi fitoi çmimin 'Artistja më e mirë femër', Foto: 21Media

Ndikimi i Dua Lipës: Dyfishohen foshnjat me emrin Dua në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, dhe aktori i serisë filmike Star Wars, Kylo Ren, kanë qenë në mesin e personaliteteve me ndikimin më të madh te prindërit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë përzgjedhjes së emrave për fëmijët e tyre.

Zyra e Statistikave Kombëtare njoftoi të mërkurën se foshnjat me emrin Dua janë dyfishuar në vitin 2019, krahasuar me vitin 2017, kur këngëtarja ka qenë e para në listën e këngëve më të popullarizuara në Britani.

Sipas të dhënave, 126 fëmijëve u është vënë emri Dua vitin e kaluar, krahasuar me 63 në vitin 2017.

Popullariteti i Kylos, ndërkaq, është rritur prejse kanë nisur seritë e reja të Star Wars, më 2015.

Që atëherë, numri i djemve me emrin Kylo është rritur nga 10 në 67 në vitin 2019.

Megjithatë, Oliver dhe Olivia mbeten emrat më të populluar në Angli dhe Uells. Mbi 9,000 fëmijëve u janë vënë këta emra më 2019/REL