Ndihmës-sekretarja e SHBA: Kosova dhe Serbia në mënyrë urgjente duhet të angazhohen në dialog

Kryeminsitri Albin Kurti ka zhvilluar takim takim me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ndihmës-sekretarja, Donfried tha se në mënyrë urgjente Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog.

Donfrid tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e orientuar në njohje reciproke do të kërcënonte mundësinë e Rusisë për të nxitur kaos.

“SHBA-të dëshirojnë që të shohin Kosovën që të marrë vendin e vet të duhur në institucionet evropiane, për këtë arsye ne i japim prioritet dialogut që të ndihmojë Kosovën. Duhet të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, sepse ‘status quo’ nuk është e qëndrueshme. Marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Serbisë kërcënojnë mundësinë e Rusisë për të nxitur kaos. Kosova dhe Serbia në mënyrë urgjente duhet të angazhohen në dialog me mbështetje të fuqishëm nga SHBA. Qëllimi ynë është marrëveshja që normalizon marrëdhëniet – e orientuar në njohje reciproke. Kosova  vendin e vet e ka NATO”, tha ajo.

Kurti në konferencën pas takimit tha se është për të ardhur keq mossanksionimi i Rusisë nga Serbia pas agresionit rus në Ukrainë duke shtuar se shtetet që kanë vënë sanksione ndaj Rusisë duhet të anëtarësohen në NATO dhe BE.

“Dje u bënë dy muaj prej kur nisi agresioni i pajustifikuar i Federatës ruse ndaj Ukrainë. Kjo luftë që shumë liderë vendesh nuk e prisnin të ndodhte  dhe po zgjat më shumë se që agresori e ka pritur. Ne duhet të mbetemi të vëmendshëm nga ky  dëshpërimin i Kremlinit. Është për të ardhur keq refuzimi i Serbisë për sanksionimin e Rusisë dhe hezitimi për t’u distancuar nga ajo, një refuzim i tillë tregon për bindjen, orientimin dhe një aleancë autokratësh.  Që të ruhet paqja dhe siguria është i domosdoshëm integrimi në NATO dhe BE për shtetet që i kanë vendosur sanksione Rusisë”, tha ai.