Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ndezi zjarrin për të përgatitë ushqim, por i doli nga kontrolli dhe pastaj u djegën rreth 10 hektar pyje

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person në Vushtrri i cili dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar ndezjen e zjarrit, që pas daljes nga kontrolli i kishte kapluar rreth 10 hektarë tokë me zjarr.

I dyshuari kishte nisur të përgatisë ushqim, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka kapur sipërfaqen pyjore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.