Ndezi cigaren pasi e mbushi veturën me gas, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që e kaploi një veturë me gas në Prishtinë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:54, ku i dyshuari pasi e ka furnizuar veturën me gas, ka hyrë në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç’rast vetura është përfshirë nga zjarri.

“Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.