
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ndez zjarrin brenda kishës, vet- paraqitet në polici i dyshuari
03.12.2022 - 09:40
Një person dyshohet se gjatë ditës së djeshme brenda një Kishe në Prizren kishte ndezur një zjarr dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është raportuar në orët e para të mbrëmjes.
Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari sipas raportit ditor policor, është paraqitur vetë në stacion.
I njëjti është dërguar për ekzaminim mjekësor psikiatrik.
Tutje sipas policisë, zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha dhe nuk është dashur intervenimi i zjarrfikësve, është shuar nga prifti i kishës.
Me vendim të prokurorit kujdestar rasti është cilësuar zjarr vënie ndërsa ka shkuar në procedurë të rregullt.