Ndeshjet e Superkupës në Basketboll në kategorinë e vajzave zhvillohen më 4 dhe 5 tetor

Në gjysmëfinale do të përballen Penza dhe Vëllaznimi, si dhe në ndeshjen e dytë Prishtina me Bashkimin. Finalja do të zhvillohet më 5 tetor, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ky organizim behet ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe KBF Penza.

Fituesi I fundit i Superkupës është KBF Bashkimi, ndërsa fitues i Kampionatit ishte KBF Penza ndërsa KBF Prishtina ishte fituese e Kupës.

Më 4 tetor 2021, në gjysmëfinale nga ora 16:00 takohen Penza – Vëllaznimi, ndërsa nga ora 19:00 Prishtina – Bashkimi. Ditën e nesërme, më 5 tetor nga ora 19:00 do të luhet finalja mes ekipeve fituese të gjysmëfinales.