Prishtina 2023

Prishtina 2023 - Foto: Denis Sllovinja

Ndeshja e futbollit, Policia njofton për bllokim të dy rrugëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit .

Nesër nga ora 18:00, luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll Prishtina – Gjilani.

Me këtë rast nesër prej orës 7 të mëngjesit e deri në përfundim të ndeshjes policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe  “Rinia”.

Me këtë rast, Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”- është thënë në njoftim.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës: