Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Valbonë, pasi dyshohen se kanë ndërtuar pa leje në një zonë të mbrojtur.

Policia e Shqipërisë ka arrestuar, P. J., 64-vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur.

Po ashtu, u arrestua edhe S. S., 75-vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”./TopChannel