Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ndërtimi i stacionit policor në Leposaviq, ministri Aliu thotë se janë brenda afateve

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka thënë se procesi për ndërtimin e stacionit policor në Leposaviq është duke shkuar sipas afateve të parapara me ligj.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Aliu tha se tani janë në procedurën e shpronësimit.

“Në pjesën veriore janë disa projekte që janë marrë seriozisht, dhe nuk mund të ecim, pa i kry procedurat e shpronësimit, pasi që të kryhen detyrat të realizohet shpronësimi dhe pastaj të vazhdohet”- tha ministri Aliu.

“Të gjitha projektet që i kemi në pjesën veriore i kemi realizuar sipas planit, edhe pse 20 vite nuk ka pasur realizim të objekteve. Jemi duke punuar në procedurat e shpronësimit, jemi në afate”- shtoi ai.

Qeveria e Kosovës në janar të këtij viti pati marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të disa pronave të paluajtshme në komunën e Leposaviqit.

Këto prona janë në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, komuna e Leposaviqit dhe se këto prona janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga serbët të cilët edhe kanë organizuar protesta.

Qeveria merr dy vendime për shpronësime për interes publik të disa pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok