Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ndërtimi i hidrocentralit 9 megavatësh në lumin Drini i Bardhë, publikohet data e debatit publik nga komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka bërë publikuar njoftimin për mbajtjen e dëgjimit publik për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë.

Në njoftim thuhet se kompania “EcoDri” Sh.P.K. me seli në Prishtinë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), me datën 25.02.2021 në ora 11:00 në hapësirat e restorant “URA” rruga “Beteja e Drinit”, fshati Dobrushtë – komuna e Prizrenit, do të organizojnë debat publik, ku do të diskutohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.

https://us05web.zoom.us/j/6947649408…

Meeting ID: 694 764 9408

Passcode: 69NdnE

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “EcoDri” Sh.P.K., Prishtinë për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë, komuna e Prizrenit.

https://mea.rks-gov.net/dokumentet_dhe…/279/publikimet

https://mea.rks-gov.net/…/files/Publikimet/VNM_Ecodri.pdf

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për hidrocentralet në Kosovë. Shkrimet mund t’i lexoni në këtë LINK.