Foto: Facebook/ Institucioni i Avokatit të Popullit

Ndërtesa e Institucionit të Avokatit të Popullit ndriçohet për Ditën Botërore të Mjedisit

Ndërtesa ku gjendet selia e Institucionit të Avokatit të Popullit sonte është ndriçuar me dritë të gjelbër.

Këtë ngjyrë ndërtesa e IAP-së e ka marrë me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar para 40 vitesh nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vemendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi  Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën

udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.