Ndërron jetë në moshën 28 vjeçare futbollisti belg

Futbollisti me prejardhje belge, Miguel Van Damme ka ndërruar jetë si pasojë e leukemisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit CNNSport.

Po ashtu lajmi është bërë publik edhe nga ana e vetë klubit Cercle Brugge ku Van Damme luajti së fundmi.

“Me pikëllimin më të madh raportojmë se miku dhe shoku ynë i skuadrës Miguel Van Damme humbi luftën në betejën e tij të gjatë dhe të pabarabartë kundër leucemisë”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Miguel Van Damme u diagnostikua me leukemi në vitin 2016 dhe për pesë vite me radhë ju nënshtrua trajtimeve të ndryshme mjekësore.

Ai e la me sukses infeksionin në dy raste, por njoftoi në shtator 2020 se ai ishte kthyer për herë të tretë dhe se këtë herë ishte i pashërueshëm.

Ai luante në pozitën e portierit dhe zhvilloi mbi 40 paraqitje për klubin belg.