Ndërrohet komanda e KFOR-it në Kosovë - FOTO

Misioni paqeruajtës i Aleancës Veriatlantike (NATO) – KFOR-i në Kosovë ka ndërruar komandën. Ky mision  tashmë do ta ketë një gjeneralmajor nga Italia, përderisa deri tanimë udhëhiqej nga përfaqësues nga Turqia.

Të premten më 11.10.2024 po mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës. Gjeneralmajori i Ushtrisë turke, Ozkan Ulutas i ka dorëzuar komandën gjeneralmajorit të Ushtrisë italiane, Enrico Barduani.

Barduani do ta kryesojë forcën shumëkombëshe të udhëhequr nga NATO-ja nga e premtja më 11.10.2024.

Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Ozkan Utulas tha se komunitetit në Kosovë ndajnë një vizion për një vend të qetë e të sigurt.

“Në muajt e parë kam parë përkushtimin e popullit për të shkuar përtej historisë së konfliktit. Përkundër dallimeve, të gjitha komunitetet në Kosovë, ndajnë një vizion të për një vend të të qetë, të sigurtë dhe përparimtar”- theksoi ai në këtë ngjarje.

Ceremonia po mbahet në Kampin e KFOR-it “Film City” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, vendore e ndërkombëtare.

KFOR-i në Kosovë aktualisht ka 4,443 trupa.