Foto: Denis Sllovinja

Ndërpritet seanca e Kuvendit, vazhdon të mërkurën

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për programin qeverisës do të vazhdojë të mërkurën në ora 11:00.

Kështu bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se shtyrja e seancës erdhi pas konsensusit të të gjitha partive politike.

Seanca e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ‘Prezantimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025’ ka filluar në ora 10:00.