Ndërpritet rryma në disa lagje të Prishtinës, KEDS del me sqarim

Para pak minutash, në disa lagje të kryeqytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike.

KEDS ka dal me një sqarim duke thënë se kishte një problem në njërin prej nënstacioneve në Prishtinë.

“KEDS informon publikun se ndërprerja e shkurtër që ndodhi para pak minutash në disa lagje të Prishtinës ishte si pasojë e një defekti të paraqitur në nënstacionin e KOSTT dhe tashmë furnizimi me energji elektrike ka filluar të rikthehet të konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës pati ndërprerje të ngrohjes në Prishtinë si pasojë e mungesës së avullit nga KEK.

Ditëve të fundit janë shtuar reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë.

“Termokos” ndërprenë furnizimin me ngrohje në Prishtinë

www.kallxo.com