Autobusët e rinj të Trafikut Urban të Prishtinës - Foto: Facebook

Ndërpritet qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban

Krahas vendimit të Qeverisë për pezullimin e transportit publik, autobusët e Trafikut Urban kanë njoftuar se do të ndërpritet qarkullimi i tyre.

Në njoftimin e tyre në Facebok thuhet sonte nga ora 19:30 largohen nga qarkullimi.

Autobusët do të rifillojnë punën, ditën e hënë me orar të rregullt duke filluar nga ora 06:00.

Për më tepër mund të informoheni përmes telefonave kujdestar: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa të reja anti-COVID-19.

Përmes këtij vendimi, ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të ditës së hënë, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

  • Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:
  • Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
  • Institucionet shëndetësore  publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.
  • Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore).
  • Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.
  • Pezullohen paragrafët 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.
  • Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës;
  • Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës