Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, shiu turbullon ujin
17.9.2022 - 13:36
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë për qytetarët e Fushë Kosovës do të ndërpritet në ora 14:00.
Sipas njoftimit të Ujësjellësit, kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të turbullirës së lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc që më pas ka sjell deri të ndërprerja e trajtimit të ujit në Impiantin në Shkabaj.
Kjo turbullirë e ujit është shkaktuar për shkak të reshjeve të dendura .
“Në orën 14:00 ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës. Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet janë në teren”- thuhet në njoftim.