Ndërpritet furnizimi me ujë për Gjakovë, Rahovec dhe disa fshatra të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka njoftuar konsumatorët e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, për ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë prej orës 10:00.

Kompania Regjionale e Ujësjellësit në Gjakovë ka bërë të ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë do të ndodhë për shkak të një defekti.

“Njoftohen të gjithë konsumatorët e KRU Gjakova në njësitë: Gjakovë, Rahovec dhe Prizren që për shkak të një defekti që ka ndodhur në Lugbunar që ndërlidhet me gypin kryesor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 10:00”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekipet e ujësjellësit janë angazhuar maksimalisht që sa më shpejtë të rregullojnë këtë defet dhe ta rikthejnë furnizimin me ujë”