Ndërpritet furnizimi me rrymë në objektin prodhues të ujit ‘Kroni’ në Fushë Kosovë

Kompania e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në objektin prodhues “Kroni” në Fushë Kosovë, për arsye të punimeve nga ekipet e KEDS-it, është ndërprerë prodhimi i ujit nga ky objekt, sepse funksionimi i tij pa energji elektrike është i pamundur.

“Rreth 25% e konsumatorëve të Fushë Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme,  janë pa furnizim me ujë. Ekipet e KEDS-it janë në vend ngjarje dhe gjithçka varet nga punimet e tyre se sa do zgjasin”, thuhet në njoftim.

Për çdo informacion shtesë kompania ka kërkuar që të kontaktohen zyrtarët e KEDS-it.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.