Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ndërpriten përkohësisht kërkimet për 47-vjeçarin që dyshohet se ra nga Ura e Fshajt

Kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit që dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajt janë ndërprerë përkohësisht.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Dje kemi pranuar info për ndërprerje të përkohshme, për shkak të kushteve atmosferike dhe ngritja e nivelit të ujit në lumin Drini. Nuk dihet ende se kur do të fillojnë”, ka thënë Xhurkaj.

KALLXO.com ka raportuar më 25 janar se një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajt.

Në veturën e parkuar afër, ai kishte lënë një letër.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Megjithëse kërkimet nisën atë ditë, ato u ndërprenë për shkak të reshjeve të borës dhe shiut.

27 janar, kërkimet filluan prapë.