Ndërprerje të ujit në disa lokalitete në Mitrovicë

Qytetarët e Mitrovicës do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm ditën e sotme.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të ujit, në dy lokalitete.

Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri 14:00 në rrugën e “Ulqinit” do të zhvillohen punime në montimin e orës zonale, prandaj, sipas kompanisë në këtë periudhë kohore pritet të ketë ndërprerje të ujit.

Ndërkaq, nga ora 10:00 deri 16:00 në fshatin Shupkofc do të behet dislokimi i gypit, prandaj do të ketë ndërprerje të ujit të pijes në këtë zonë.