Ilustrim
Ndërprerja e rrymës në Pallatin e Drejtësisë, pamundëson mbajtjen e gjykimit për rastin “Çekiçi”
Sot ka dështuar të mbahet seanca për rastin “Çekiçi”, ku Prokuroria Speciale po akuzon Gëzim Retkocerin për vrasjen e Naim Hajrizit në prill të vitit 2009.
Shkak i mosmbajtjes së seancës ishte ndalja e rrymës në tërë Pallatin e Drejtësisë.
Kështu në mungesë të energjisë elektrike dhe mospunimit të mjeteve teknike erdhi deri tek dështimi i kësaj seance.
Ishte paraparë që sot avokatja e të akuzuarit, Kosovare Kelmendi, të jepte fjalën përfundimtare dhe gjykimit për këtij rasti t’i vijë fundi.
Seanca e radhës u caktua për të premten, më 7 tetor.
Ky rast nga Apeli me ankesë nga palët është kthyer dy herë në rigjykim.
Gëzim Retkoceri po akuzohet se me datë 29 prill 2009, së bashku me një person të panjohur, e kanë rrëmbyer e pastaj e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Naim Hajrizi, të cilin e kanë goditur me mjete të forta në kokë, duke ia lidhur këmbët dhe duart, e me qëllim që të fshehen gjurmët edhe e kanë djegur atë.
Në këtë rast i akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje ishte edhe Osman Spahiu, por pas deklarimit të tij mbi veprën të njëjtit i është ri-cilësuar vepra në dhënie të ndihmës për kryerje dhe i është shqiptuar dënimi me 10 vite burgim.
Ndërsa, Retkoceri në gjykimin paraprak ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 30 viteve.
Aktgjykimi i fundit në këtë rast ishte shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 21 janar 2020, por që kundër këtij aktgjykimi ishte ushtruar ankesë nga mbrojtja andaj tani edhe është duke u rigjykuar.
Raportimet e KALLXO.com në lidhje me këtë rast i gjeni KËTU.