Ndërmarrja ‘Trepça’ planifikon të shesë deri 1 milion euro plumb të papërpunuar

Ndërmarrja “Trepça”, rreth një muaj më parë, nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik në Kosovë, “e-prokurimi”, inicioi procedurë për shitjen e plumbit (Pb) të papërpunuar.

Në ftesën për ofertim, thuhet se Autoriteti Kontraktues fton të dorëzohen ofertat e mbyllura për blerjen e plumbit të papërpunuar.

Plumbin e papërpunuar, “Trepça” ka parashikuar të shes deri në 1 milion euro.

Sipas njoftimit, ky aktivitet ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar të cilët përmbushin kërkesat minimale për kualifikim.

Data 21 tetor 2021, është edhe afati i fundit deri kur mund të dorëzohen ofertat nga të interesuarit.

Ndërmarrja “Trepça” ka paraparë t’i japë kontratë ofertuesit i cili ka dorëzuar ofertën me çmimin më të lartë.

Për të lexuar më shumë artikuj lidhur me ndërmarrjen “Trepça”, klikoni këtu.