Ndërmarrja Publike Banesore hap tender për të blerë trotinetë elektrikë

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka hapur një tender për të blerë 5 trotinetë elektrikë.

NPB po synon që me 3 mijë e 450 euro të blejë 5 trotinetë elektrikë, që çmimi për një trotinet i bie të jetë 708 euro.

Tenderi është hapur me 24 janar dhe procedura është ‘kuotim i çmimit’.

Te specifikat tenike të tenderit, kërkohet që trotineti shpejtësinë ta ketë minimumi 25 km/h dhe kohëzgjatjen minimumi 60 kilometra, ndërsa fuqia e motorit është kërkuar të jetë 500W.

Në një përgjigje për KALLXO.com, NPB-ja ka thënë se njësia kërkuese për blerjen e trotinetëve është Divizioni i Administratës, ndërsa arsyeja për blerjen e tyre është efikasitet më i madh në kryerjen e punëve dhe zero shpenzime për karburante.

“Qëllimi i blerjes së trotinetëve elektrikë është lehtësimi i kryerjes së punëve në terren nga stafi i Ndërmarrjes, efikasitet më i madh në kryerjen e punëve ditore dhe zero shpenzime për karburante. Poashtu përdorimi i trotinetëve është një mënyrë e mirë në parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet” – ka thënë NPB-ja.

Tenderi është i hapur për oferta deri më 31 janar 2023.