Ilustrim: Sulmet kibernetike - Foto: REL/Shutterstock

Ndërhyrje në sistem të të dhënave, njoftohen krimet kibernetike

Të shumta kanë qenë mesazhet që kanë pranuar qytetarët e Kosovës, orët e mëngjesit të sotëm për të votuar dy subjekte politike.

Këto informacione të cilat KALLXO.com i ka raportuar gjatë ditës së sotme, po hetohen edhe nga prokuroria.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu për KALLXO.com ka thënë se për këtë çështje janë njoftuar edhe organet e rendit në lidhje me veprën, ndërhyje në sistemin e të dhënave.

Sipas Lutfiut menjëherë është njoftuar edhe Policia e Kosovës më saktësisht Krimet Kibernetike për të identifikuar personin apo personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprën.

“Posa e kemi pranuar informatën, menjëherë kemi autorizuar Policinë e Kosovës-Njësinë për Krime Kibernetike për ti identifikuar personin-personat, lidhur me ndërhyrjet në sistemin kompjuterik të të dhënave. Po ashtu, është njoftuar edhe PZAP, lidhur me procedurat e tyre sipas autorizimeve ligjore”, tha Lutfiu.