Ndërhyrja e rrëmbyeses së aeroplanit shkakton polemika në garën presidenciale kroate

Mbështetja e për konservatoren Kolinda Grabar – Kitaroviq nga disa prej figurave të se djathtës ekstreme, përfshirë një ish rrëmbyes avionësh, ka shtuar polemika në fazën e mbylljes së fushatës.

Gara e zgjedhjeve presidenciale kroate, e cila përfundon të dielën, është goditur nga polemika pasi një këngëtar i ekstremit të djathtë, një politikan i ekstremit të djathtë dhe një grua që ndihmoi të rrëmbejë një aeroplan pasagjerësh amerikanë, të gjithë e mbështetën konservatorin në detyrë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kundër rivalit të saj, ish kryeministri socialdemokrat Zoran Milanoviq.

Këngëtari ultra-nacionalist Marko Perkovic Thompson – koncertet e të cilit janë të njohur për thirrjet e parullave fashiste të Luftës së Dytë Botërore – të enjten u bëri thirrje njerëzve në Facebook që “të ndalonin komunistët në marshimin e tyre”. Me këtë ai nënkuptonte mbështetjen e Grabar Kitaroviq kundër rivalit të saj të majtë.

Një politikan i ekstremit të djathtë, Anto Djapiq, i cili garoi në zgjedhjet presidenciale në raundin e parë, por fitoi vetëm 0.21 përqind të votave, të enjten gjithashtu tha që Grabar Kitaroviq ishte zgjedhja e tij në balotazhin e së dielës.

Sidoqoftë, fjalët e mbështetëse nga Julienne Busiq, e cila u dënua në SH.B.A. për pjesëmarrje në rrëmbimin e një fluturimi të pasagjerëve në 1976, kanë shkaktuar polemikën më të madhe.

Të mërkurën, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ në pushtet, postoi një video në Twitter me mbështetjen e Busic për Grabar-Kitaroviq.

 

Gruaja amerikane e një emigranti kroat, Zvonko Busiq, burri i saj dhe dy persona tjerë rrëmbyen aeroplanin TWA ndërsa, u larguan nga Aeroporti LaGuardia i New York-ut për në Chicago në 1976 për të tërhequr vëmendjen në luftën e Kroacisë për pavarësi nga atëherë Jugosllavia komuniste.

Ata e morën aeroplanin në Montreal, Islandë dhe më pas në Paris, ku u bindën të dorëzoheshin.