Ndërhyrja e Prokurorisë së Shtetit që mbylli rastin e Shkëlzen Gashit

Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkelzen Gashi ka kritikuar rastin e hapur ndaj tij në lidhje me postim të bërë ditë më parë në rrjetin social “Facebook”.

Gashi në një konferencë me Kurtin, ka thënë se nuk ka shkuar që të jap deklaratën e tij në polici ani pse kishte marrë një thirrje të tillë, pasi që Prokuroria Themelore kishte konstatuar se në postimin e Gashit nuk kishte gjetur elemente të veprës penale, ashtu siç ka thënë policia.

“Mbrëmë rreth orës 19:00 me kanë telefonuar mga zyra e Kryeprokurorit që më kanë njoftuar se e kanë parë rastin dhe kanë kuptuar që ky rast nuk bën asnjë vepër penale. Menjëherë e kanë kontaktuar Prokurorinë në Prishtinë dhe kanë kërkuar nga ta ta mbyllin rastin”, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka thënë edhe se ndaj policit hetues dhe prokurores së rastit duhet të ndërmerren masa disiplinore.

“Besoj, shpresoj dhe kërkoj që Kryeprokurori i Kosovës do të inicioj procedurë disiplinore dhe me ndërmarrë masa disiplinore ndaj policit hetues Ali Berisha dhe ndaj prokurores Nebahate Selimi”, tha Gashi tutje.

Në fund Gashi përmendi se me inicimin e rastit ndaj tij nga ana e Policisë së Kosovës, i është shkelur e drejta e lirisë së shprehjes.

“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut siç është liria e shprehjes e cila është e garantuar me kushtetutë. Unë jam i informuar që Këshilli i Evropës për të drejtat e njeriut ka bërë investime të jashtëzakonshme për prkurorët e Kosovës se si duhet me i trajtu rastet e lirisë së shprehjes dhe jam i zhgënjyer që ky investim nuk ka pasur sa duhet sukses”, tha në fund Gashi.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com raportoi se pas një postimi të Gashit në rrjetin social Facebook, ndaj tij ishte hapur rast pasi që ishte konstatuar nga ana e policisë se i njëjti kishte bërë thirrje për rezistencë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbrëm ka njoftuar se në postimin e Gashit nuk ishte gjetur ndonjë vepër e tillë penale siç kanë thënë policia prandaj rasti edhe është mbyllur.

Prokuroria: Nuk ka elemente të veprës penale te këshilltari i Kurtit