Ndërhyrja e deputetit të Vetëvendosjes në shpronësimet në Shipitullë

Emisioni “KallxoPernime” sjell hulumtimin për ndërhyrjen e deputetit të Vetëvendosjes në shpronësimet në Shipitullë.

Në emision do të transmetohen materiale ekskluzive nga takimet në mes të deputetit të LVV-së, Halil Thaçi me banorë të fshatit Shipitullë.

Këto materiale dëshmojnë premtimet për ndërhyrje në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Hulumtimi sjell intervista me banorë të Shipitullës, deputetë të PDK-së, bisedën me deputetin Halil Thaçi, deklarata të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, etj.