
Kopshti me baze ne komunitet 'Botanika'
Ndani përvojën tuaj: A i plotësojnë Çerdhet e fëmijëve në Kosovë nevojat e publikut?
A i plotësojnë Çerdhet publike nevojat në Kosovë? Nëse jeni prind i fëmijëve në Çerdhe, nëse nuk keni arritur të regjistroni fëmijën tuaj në një Çerdhe publike, ose nëse nuk keni mundësi të përballoni një private, na tregoni për këtë.
Ne jemi në kërkim të prindërve nga Kosova të cilët janë të gatshëm të ndajnë përvojën për dërgimin e fëmijëve të tyre në Çerdhe – duke pasur parasysh numrin e ulët të Çerdheve publike në vend dhe raportet për kushtet e këqija, madje edhe në Çerdhet private.
Sipas regjistrimit të popullsisë 2024, Kosova ka një popullsi prej 1,585,566 banorësh, prej të cilëve 153,691 janë nën 6 vjeç dhe kanë të drejtë të regjistrohen në Çerdhe. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit të siguruara për BIRN në fund të janarit në vend ka vetëm 67 Çerdhe publike.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vitin akademik 2022/2023 janë regjistruar 30,996 fëmijë në Çerdhe, të cilat BIRN llogariti se janë rreth 20.17% e numrit të përgjithshëm të fëmijëve nën 6 vjeç.
Gjërat kryesore që duam të dimë:
-A i keni regjistruar fëmijën/fëmijët tuaj në një Çerdhe publike?
-Ishit të kënaqur me kushtet?
-A keni menduar të regjistroni/keni regjistruar fëmijët tuaj në një Çerdhe private?
-A ka ndikuar mungesa e kopshteve në avancimin e karrierës së nënës?
Përgjigjet janë të sigurta dhe private.
Si të merrni pjesë?
Për të ndarë përvojën tuaj, mjafton të plotësoni Formularin, i disponueshëm në anglisht, shqip dhe serbisht.
Ju gjithashtu mund të na kontaktoni me e-mail: [email protected].
Ose, mund të na kontaktoni në rrjetet sociale:
FB: @balkaninsight
TV: @balkaninsight