Ndalohet vetura e cila dyshohej për kontrabandë me llamarinë dekorative

Një rast i kontrabandës me mallra është raportuar në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00, në fshatin Novosellë, ku policia ka ndaluar një veturë e cila dyshohet se po bënte kontrabandë me mallra.

Pas ndalimit policia ka bërë të ditur se i dyshuari po transportonte llamarinë dekorative dhe ngjyrë pa dokumente përkatëse.

Me vendim të prokurorit, malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar doganës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.